Nuk kishte biletë për urbanin/ Pasagjeri sulmon me thikë 5 persona, mes të plagosurve një i mitur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin verilindor të Italisë, ku një burrë ka sulmuar me thikë 5 persona brenda autobusit.
Sipas medieve italiane burri nuk pranoi t'i tregonte biletën kontrollorëve të autobusit, pasi nuk kishte një të tillë, dhe si pasojë ai sulmoi me thikë 2 kontrolloret e urbanit.
Më pas ai u përpoq të largohej, por policia e gjeti menjëherë.
Megjithatë, para se të arrestohej nga policia, ai plagosi edhe dy persona të tjerë, ndërsa nuk ngurroi të godasë me thikë në qafë një të mitur.
Mësohet se fëmija po trajtohet në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas dëshmitarëve, autori ishte shumë agresidhe dyshohet të ketë përdorur substanca narkotike mbrëmjen e kaluar.
Ditët e fundit autori kishte kërkuar azil politik nga autoritete italiane./Ora News/
