"Mjekësia në protestë" Punëtorët shëndetësorë kërkojnë rritje të pagave
Punëtorët shëndetësorë zhvilluan të dielën një protestë në Varshavë pranë ndërtesave qeveritare, duke mbajtur në duar mesazhe ku paralajmërohet se sistemi i kujdesit shëndetësor mund të kolapsojë për shkak të kushteve financiare.
Radio Evropa e Lirë raporton se disa prej protestuesve kanë ngritur tenda pranë zyrës së kryeministrit Mateusz Morawiecki. Ata thanë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesat e tyre të realizohen.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski ka njoftuar se do të takohet me përfaqësuesit e kësaj proteste më 13 shtator dhe se në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Moraëiecki.
Në anën tjetër, një spital në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara tha se nuk do të kryejë më lindjen e foshnjave më vonë gjatë këtij muaji, pasi punëtorët kanë dhënë dorëheqje për shkak se atyre po u kërkohet që të vaksinohen kundër COVID-19.
Punëtorët e gjashtë materniteteve kanë dhënë dorëheqje gjatë javës së kaluar nga spitali i përgjithshëm i qarkut Luis, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën./OraNews/
Sot jam me Sali Berishën
12 Shtator, 13:34

