Fansat janë të bindur se është shtatzënë, Adriana Matoshi vendos t'i kthejë përgjigje
Adriana Matoshi është përfolur gjatë për marrëdhënien e saj të dashurisë me futbollistin, Keith Groeneveld.
Madje së fundmi ndjekësit saj kanë dyshuar se ata mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Aludimet lindën pasi Adriana publikoi në rrjete sociale një foto të saj, ku barku dukej pak më i fryrë se zakonisht.
“Si shtatzënë po dukesh!”, nisën të komentonin ndjekësit e saj, ndërsa disa media shkruan menjëherë se aktorja është në pritje të ëmbël.
Adriana ka vendosur t'i kthejë përgjigje thashethemeve.
Ajo shpërndau në Instagram një postim të mjekut të saj ku shkruhet: “Porsa u ktheva nga një kontroll rutinor bërë deputetes Matoshi dhe konsultoj se mediet janë duke shpifur, pra, deputetja Matoshi nuk është shtatzënë!”.
Çifti kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe janë kritikuar shpesh për diferencën e moshës që Matoshi ka me të dashurin e saj./OraNews/

