Ricikimi i plastikës së pandemisë, nisma britanike për transformimin dhe ripërdorimin e artikujve plastike

Maskat e fytyrës të përdorura gjatë pandemisë mund riciklohen për të ndihmuar në trajtimin e ndotjes plastike. Është vlerësuar se 129 miliardë maska ​ hidhen çdo ditë në të gjithë botën – dhe rreth 55 milionë në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria e Uellsit ka vendosur një objektiv që deri në vitin 2050 të reduktojë ndjeshëm plastikën e pandemisë.

Pandemia dhe nevoja për përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale ka krijuar miliona ton mbeturina plastike në të gjithë botën që po kthehen në një rrezik për mjedisin dhe jetësën e shëndetshme. Për artikuj të tillë si maskat mund të duhen qindra vjet për t'u dekompozuar, shpjegojnë ekspertët e mjedisit, ndaj po zhvillohen metoda të reja dhe inovative për t'i transformuar këto artikuj në produkte të reja.

Një firmë Uellsiane tani po punon për t’i kthyer mbetjet spitalore në maska ​​të reja me 65% materiale të riciklueshme. Maska të vjetra, të cilat në Mbretërinë e Bashkuar i kalojnë rreth 19 miliardë çdo vit, aktualisht digjen - duke prodhuar emetime të karbonit që ndikojnë në ngrohjen e klimës - ose dërgohen në landfille. Drejtori menaxhues Mat Rapson tha:

"Plastika nuk është për tu hedhur, nuk është për një përdorim, ne në fakt mund ta përdorim atë shumë herë. Ne përdorim 55 milion maska ​​në ditë në Mbretërinë e Bashkuar dhe globalisht shifra është 129 miliardë maska, shumë prej të cilave po hidhen në lanfille," tha ai.

Mbetjet e plastikes, shumica e të cilave nuk dekompozohet, është një nxitës i rëndësishëm i ndryshimeve klimatike. Vetëm prodhimi i katër shisheve plastike çliron emetimet ekuivalente të gazrave serë të udhëtimit të një kilometri në makinë.

"Nëse një maskë hidhet në mjedis, ose më keq në plazhe ose lumenj, duhen 450 vjet për t'u dekompozuar," tha Rapson.

Firma riciklon 300,000 maska me defekt çdo muaj, të cilat përndryshe do të ishin djegur ose dërguar në lanfille.

Një studim i vitit 2017, i botuar në revistën “Science”, që nga viti 1950, bota ka krijuar 6.3 miliardë ton mbeturina plastike, 91% e të cilave nuk janë ricikluar kurrë.