Tragjedi rrugore/ Autobusi bie nga shkëmbi, 23 të vdekur, mes tyre edhe 3 fëmijë (Video)
Të paktën 23 persona, përfshirë 3 fëmijë, u vranë pasi një autobus u rrëzua nga një shkëmb në Bolivinë qendrore, thanë policia dhe dëshmitarët.
Autobusi, që mbante 33 persona, u rrëzua 400 metra poshtë një shkëmbi në shtetin Cochabamba rreth orës 11:00 paradite.
Të paktën 13 persona të tjerë u plagosën. Autobusi ishte nisur nga Morochata për në Quillacollo, thanë zyrtarët.
Sipas Gentes, hetimet fillestare mendojnë se shkak u bënë kushtet e këqija të rrugës.
Radio lokale pohoi se zona ku ndodhi aksidenti është një kthesë mjaft e ngushtë dhe minibusi mund të jetë përpjekur të shmangë përplasjen me një automjet tjetër dhe si pasojë është rrëzuar nga shkëmbi.
"Unë doja të frenoja por frenat nuk funksiononin," tha shoferi, gruaja e të cilit vdiq në aksident.
Shoferi pësoi lëndime dhe fraktura në gjoks. Midis viktimave kishte tre fëmijë të moshave 1, 2 dhe 6 vjeç sipas deklaratës së policisë në Facebook. Pesë viktima të tjera janë ende të paidentifikuar.
13 personat e plagosur në incidentin, i cili ndodhi rreth 50 kilometra larg kryeqytetit rajonal, u dërguan në spitalet aty pranë.
Policia tha se shkaku i aksidentit është duke u hetuar.
