Tërmeti i fuqishëm 7.1 Rihter godet Meksikën, raportohet për 1 viktimë

Tërmeti i fuqishëm 7.1 Rihter godet Meksikën, raportohet për

Një tërmet me magnitudë 7.1 tronditi rajonin Guerrero të martën në mbrëmje, raportoi Qendra Sizmologjike Kombëtare e Meksikës.

Guvernatori, Hector Astudigio , njoftoi vdekjen e një personi për shkak të rënies së një objektit.

Qendra Sizmologjike Meksikane ka rishikuar vlerësimin e saj për madhësinë e tërmetit, i cili fillimisht u vlerësua të ishte me magnitudë  6.9 të shkallës Rihter.

Epiqendra u raportua 11 kilometra në jug të Acapulco në Guerrero, 400 kilometra në jug të Mexico City, sipas Qendrës Sizmologjike Meksikane.

Tërmeti i fuqishëm 7.1 Rihter godet Meksikën, raportohet për

Sipas  korrespondentit të Agjencisë Franceze në Acapulco, u ndjenë disa tërmete të tjera. Ndërtesat në qytet janë dëmtuar, raportoi një korrespondent i Reuters më herët.

Mbrojtja Civile në Guerrero raportoi më herët se kishte raportuar rënie shkëmbinjsh dhe rrëshqitje toke në pjesët e rrjetit rrugor.

Kryetarja e kryeqytetit meksikan, Claudia Seinbaum, njoftoi përmes Twitter se kishte ndërprerje të energjisë. Megjithatë, rrjeti i transportit publik vazhdon të funksionojë pa probleme, shtoi ai, duke shtuar se nuk është informuar për viktima ose dëme serioze materiale në qytet.

Tërmeti, i cili zgjati më pak se një minutë, u ndje veçanërisht në Mexico City, njoftuan gazetarët e AFP.

Tërmeti më i fundit i madh në Meksikë (gjithashtu me magnitudë 7.1) goditi vendin më 19 shtator 2017 dhe sipas raporteve zyrtare mori jetën e 369 njerëzve.