“Operation London Bridge”, zbulohen sekrete për strategjinë në rast se vdes Mbretëresha Elizabeth

Dokumente sekrete kanë dalë në dritë, ku tregohet çfarë niveli organizimi ka strategjia e funeralit të mbretëreshës Elisabeth, në rast se ajo vdes. 

Sipas mediave të huaja, është menduar se çfarë do të ndodh kur Mbretëresha të mbyll sytë. Një prej detajeve është se do të ketë një bllokim total të mediave sociale dhe do të jetë i ndaluar rishpërndarja e mesazheve në Twitter.

Dokumentet e fshehta mbi operacionin e pagëzuar me emrin “Ura e Londrës”, të cilat janë parë nga Politico, flasin për plane për të ndryshuar Website-in e familjes mbretërore duke e kthyer në një faqe të zezë, në të cilën të ketë vetëm një shënim të shkurtër që konfirmon vdekjen e mbretëreshës.

Ndërkohë të gjitha faqet qeveritare do të shfaqin një shirit të zi.

Mësohet se funerali shtetëror do të mbahet 10 ditë pas vdekjes së saj e do të shpallet ditë zije kombëtare, por jo pushim zyrtar. Për momentin megjithatë, mbretëresha 95-vjeçare duket se gëzon shëndet të plotë.