Preu shiritin e përurimit para Presidentit, Erdogan godet në kokë të voglin (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2021, 08:19
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku Presidenti Rexhep Tajip Erdogan është filmuar duke goditur një djalë të vogël në kokë, pasi ky i fundit ka prerë shiritin para tij.
Siç shihet në videon që po bën xhiron e rrjetit, i vogli ka prerë shiritin, por nga ‘frika’ e Erdogan ai shihet se mban të dy anët e shiritit me dorë që mos të duket se është i prerë.
Por në një moment ai ka lëvizur dhe kjo nuk ka i ka shpëtuar pa Presidentit, i cili ka parë se shiriti është prerë nga i vogli. Ai ka nisur t’i bërtasë e më pas e ka goditur në kokë.
Ndërkohë i vogli nis e buzëqesh e sërish tenton që të mbajë të dy pjesët e shiritit bashkë që mos të dallohet në publik.

