Avioni i fundit amerikan shënon edhe fundin e shpresës për shumë afganë që janë në rrezik
Afganistan: Gratë që nuk arritën të sigurojnë kalimin e sigurt nga Kabuli para afatit tani po jetojnë të fshehura dhe përballen me rrezik edhe më të madh për shkak të bashkëpunimit të tyre me perëndimin, shkruan korrespondeti The Independent, Bel Trew.
Kur kaloi afati dhe pjesa e fundit e shpresës ishte zhdukur, Sima përshëndeti familjen e saj dhe u fsheh. Ajo është në rrezik të trefishtë për vdekje.
Si anëtare e komunitetit shiit të persekutuar të Afganistanit, dhe një gazetare femër burri i së cilës ka punuar për programet pro-demokracisë amerikane, ajo me siguri do të jetë në listat e goditjes së talibanëve.
Me gjithë javët e lobimit nga grupet ndërkombëtare, disa udhëtime rraskapitëse në aeroport dhe shmangien e shpërthimit të një bombe vetëvrasëse të pretenduar nga ISIS, nëna e tre fëmijëve nuk arriti të sigurojë kalimin e sigurt nga Kabuli në kohë.
Kur avioni i fundit amerikan u nis para afatit të tërheqjes më 31 gusht, ai shënoi jo vetëm fundin e ndërhyrjes ushtarake 20-vjeçare në Afganistan, por fundin e shpresës së Sima-s për të arritur në siguri.
