Video virale / Surprizë në studio, qeni ndërpret transemtimin e motit, ja çfarë bën

Edhe qentë duan të dalin në ekran për të prezantuar parashikimin e motit.

I tillë ishte Stormi. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të parashikimit të motit në SHBA, qeni doli papritmas para kameras, duke ndërprerë rrjedhën e prezantimit, me reporterin e motit në pozitë të vështirë.

Anthony Farnell, si një profesionist i vërtetë, pavarësisht vizitës nga miku i paftuar vazhdoi me parashikimin meteorologjik për ditët në vijim,  edhe pse Stormi (emri i qenit) lëvizte gjthandej para kamerave.

Sipas medieve të huja, Stormi ishte qeni i prezantuesit të motit.

Menjëherë pas publikimit video u bë virale, duke shkaktuar të qeshura  te përdoruesit e rrjeteve sociale.