Protesta kundër kryeministrit, kundërshtohet për politikën e vaksinimit ndaj Covid-19
Kreu i qeverisë në minorancë u detyrua të premten të anulojë fushatën në provincën lindore të Ontarios pasi dhjetëra protestues të pajisur me megafonë e bënë të pamundur tubimin me simpatizantët.
Demonstratat prej ditësh kanë në fokus denoncimin e masave antikovid, maskat dhe vaksinat që kryeqeveritari 49-vjeçar kërkon t'i bëjë të detyrueshme kur ta rimarrë pushtetin.
Ai ka premtuar 1 miliard dollarë për çdo provincë kanadeze që u kërkon ba
norëve pasaportat e vaksinimit në biznese, palestra, për udhëtimet apo për përdorimin e hapësirave publike.
Qytetarët kundër vaksinimit i kanë krahasuar të tilla politika me ato të Gjermanisë naziste.
Ndërsa masat për pandeminë, shëndetësia dhe ekonomia mbeten temat e ditës në politikën kanadeze, kryeministri liberal është kritikuar së fundmi edhe për operacionin e e ngadaltë të evakuimeve nga Afganistani.
Në nivel kombëtar, Trudo renditet tani me pikë sa lideri i konservatorëve në opozitë, Erin O'Tull, me mbi 30 për qind të mbështetjes, apo të dytë 10 për qind më shumë sesa vendi i tretë që i mbetet kreut të socialdemokratëve.
Kush është IS-K, grupi terrorist që bombardoi sot SHBA?
28 Gusht, 11:3

