Talibanët u kërkojnë grave të stafit shëndetësor të kthehen në punë

Talibanët u bënë bërë thirrje grave që punojnë në institucionet shëndetësore, të kthehen në punë.

Zëdhënësi taliban, Zabihullah Mujahid, tha në Twitter se gratë duhet të "ndjekin detyrimet e tyre rregullisht" në Kabul ashtu edhe në provincat e tjera.

Por nuk përmendi gratë që punojnë në sektorë të tjerë.

Më parë të gjithave u ishte kërkuar të qëndronin në shtëpi për sigurinë e tyre. Gratë afgane kanë shprehur frikë për të ardhmen e tyre pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

Zabihullah Mujahid gjithashtu lëshoi ​​një urdhër, duke u thënë qytetarëve të Kabulit që të dorëzojnë "armë, municion dhe mallra të tjera qeveritare" brenda një jave, në mënyrë që "të mos ketë nevojë që shkelësit të ndiqen penalisht nëse zbulohen."