Gjermani/ Kryesojnë socialdemokratët, pretendentë për kancelarinë

Sondazhi i televizionit publik "ZDF" tregoi se partia e qendrës së majtë e udhëhequr nga Olaf Sholc, është ngjitur me tri pikë nga dy javë më parë.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën, PSD-ja mund të merrte 22 për qind të votës, sa edhe CDU-ja në pushtet, ndërkohë që 20 për qind do i siguronte Partia e Gjelbër, 11%, ekstremi i djathtë dhe 6 për qind, ekstremi i majtë.

"Është mirë kur sheh se sondazhet po marrin kah tjetër. Prekem kur shoh se sa shumë qytetarë më besojnë për të qenë unë kancelari i radhës i Republikës Federale të Gjermanisë. Është punë e vështirë por kur ke kaq shumë që të thonë se mund ta bësh, emocionohesh."

Intervistat nga kompanitë e sondimit provojnë prirjen gati konstante për pëlqyeshmërinë e socialdemokratit Sholc në rolin e kancelarit, përballë rivalit Armin Lashet të CDU-së.

65% e gjermanëve mendojnë se Sholci është më i duhuri për detyrën, ndërsa 71 për qind janë kundër kreut të ri të CDU-së.

"Na presin detyra të mëdha për dekadën e 2020-ës. Kemi një të ardhme plot shanse, për më shumë respekt, për punë më të mira dhe klimë më të mbrojtur. Ka rëndësi që kushdo ta dijë se këto do të arrihen vetëm me një qeveri të udhëhequr nga socialdemokratët," deklaroi 63-vjeçari Sholc gjatë një tubimi në Berlin.

Zgjedhjet në Gjermani mbahen më 26 shtator e cila do të jetë edhe dita kur kancelarja aktuale, Merkel, do e lërë përfundimisht skenën politike.