Turqia po zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me talibanët për drejtimin e aeroportit të Kabulit

Presidenti turk Erdogan thotë se qeveria e tij është në bisedime të drejtpërdrejta me talibanët për të ndihmuar në drejtimin e aeroportit të Kabulit, pas largimit të forcave ndërkombëtare në fund të këtij muaji.

Çështja se si drejtohet dhe sigurohet aeroporti i Kabulit është vendimtare për të ardhmen e vendit; Shtetet e Bashkuara kanë thënë tashmë se duhet që Afganistani të ketë "njëfarë barazie" dhe një  marrëdhënie me botën.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe ka qenë pjesë e forcave të aleancës në vend.  Ajo ka siguruar aeroportin për gjashtë vitet e fundit.

Por talibanët duan që trupat turke, së bashku me të gjitha forcat ndërkombëtare, të dalin jashtë.

Presidenti Erdogan thotë se pavarësisht bisedimeve nuk ka ende një vendim për mbajtjen e një pranie në aeroport, duke paralajmëruar se do të "futeni" në një situatë të rrezikshme pas sulmeve të së enjtes së 26 gushtit.