VIDEO/ Kaos në aeroportin e Kabulit, njerëzit duan të hipin me çdo kusht në avionë, Trupat amerikane qëllojnë në ajër

Kaos në aeroportin e Kabulit, ndërsa afganët përpiqen të largohen.

Trupat amerikanë janë detyruar të qëllojnë plumba paralajmërimi në ajër në aeroportin e Kabulit për të parandaluar njerëzit e dëshpëruar që vrapojnë për të hipur në avione, i tha një zyrtar Reuters.

Zyrtari është cituar duke thënë: Turma është jashtë kontrollit. Dhe të shtënat kanë pasur vetëm qëllimin për të shpërndarë kaosin.

Të shtënat mund të dëgjohen dhe në disa video që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.

Skenat dëshpëruese tregojnë turmat që rrotullohen rreth avionëve dhe me përplasen në shkallët e avionëve për të hipur me çdo kusht.

Trupat amerikane janë përgjegjëse në aeroport, ku thuhet se po i japin përparësi evakuimit të stafit të ambasadës në fluturimet ushtarake kjo ka shkaktuar më shumë kaos e konfuzion.

 SHBA tha më përpara se kanë evakuar të gjithë stafin e ambasadës amerikane në aeroport.