Talebanët morën Kabulin, Presidenti i Afganistanit braktis vendin

Talebanët hynë të dielën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Presidenti Ashraf Ghani raportohet te jete larguar nga qyteti.

Reuters bën me dije se një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme afgane tha se Ghani ishte nisur për në Taxhikistan.

Luftëtarët talebanë po arrinin në kryeqytet "nga të gjitha anët", tha një zyrtari.

Zyra e presidentit nuk dha detaje për lëvizjen e Ashraf Ghanit për arsye sigurie, ndërsa  një përfaqësues i talebanëve tha se grupi po kontrollonte vendndodhjen e tij.

Gjithashtu drejtuesit talebane thane se për shkak se forcat e sigurisë kishin lënë pjesë të qytetit dhe pikat e tyre të kontrollit, forcat u urdhëruan te hynin për të parandaluar kaosin dhe plaçkitjen.

Në deklaratë, ata u bënë thirrje njerëzve të mos kenë frikë.

Nuk kishte raportime për luftime dhe zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahid tha se ata ishin në bisedime me qeverinë e mbështetur nga Perëndimi për një dorëzim paqësor.

Përfaqësuesit nga të dy palët do të takoheshin në Katar të Dielën, beri te ditur me herët një anëtar i ekipit negociator të Kabulit.

Një burim i njohur me çështjen tha se ata do të diskutonin një kalim të pushtetit dhe zyrtarët amerikanë gjithashtu do të përfshiheshin ne tryeze.

Ndërkohë diplomatët amerikanë u evakuuan nga ambasada e tyre me helikopter pas mësymjes se shpejte te militantëve talebane, te cilat me largimin e presidentit tashme rikthehen në vend për të sunduar përsëri 20 vjet pasi u rrëzuan nga forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit.

Lehtësia e përparimit të talebanëve, pavarësisht miliarda dollarëve të shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët për të ndërtuar forcat e qeverisë lokale afgane, ka mahnitur botën.