Protesta në Tajlandë për shkarkimin e kryeministrit të vendit
Në Bangkok të Tailandës kanë shpërthyer protesta të ashpra për shkarkimin e kryeministrit të vendit.
Tajlandezët e cilësojnë shkaktar të daljes së pandemisë jashtë kontrolli dhe se ai ka abuzuar me detyrën.
Tajlanda është përfshirë nga protesta masive dhe të dhunshme, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit Prayuth Chan-o-cha.
Nën akuza për keqmenaxhimin e pandemisë, rrugët prej ditësh mbushen me tubues.
Koha e Prayut ka përfunduar shprehen protestuesit duke shtuar se ai nuk ka marrë asnjë angazhim për të ndalur përhapjen e koronavirusit në vend.
Për të shpërndarë turmat, policia ka përdorur plumba gome, ujë dhe gaz lotsjellës. Së fundi raportohet për tre të lënduar.
Pavarësisht angazhimit të policisë banorët nuk janë tërhequr, mitingjet e tyre kanë vazhduar përgjatë gjithë javës. në Tailandë janë raportuar më shumë se 907,000 të infektuar dhe 7,551 viktima.
