Prekëse! Të qara fëmijësh në sfond, publikohen pamjet pak pas vrasjes së 27-vjeçares shqiptare në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Gusht 2021, 20:08
Janë publikuar nga banorë të zonës, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 27-vjeçarja shqiptare, Joana Peka në Florida të SHBA-ve.
Në një video që është publikuar në rrjetet sociale dëgjohen të qara fëmijësh.
“I shikoni fëmijët, i shikoni, janë tmerruar, i shikon fëmijët…shikoje, e ka polici në krahë,”- dëgjohet zëri i një vajze e cila po regjistron videon.
Peka është gjetur e vrarë brenda në makinë ndërsa dy fëmijët e saj të vegjël ishin ulur në sediljen e pasme të makinës. Ngjarja e rëndë që ka shokuar komunitetin e Floridas ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30 minuta. Krimi ndodhi në rrugën “60th Street South” në Shën Petersburg.
