“Krim monstruoz ndaj Kullës së Sahati”/ Nishani: Këta janë monstra
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka reaguar në lidhje me ndërtimet që po bëhen në Tiranë.
Ai ka publikuar një foto të ndërtesës që po bëhet te Kulla e Sahatit, ndërkohë shkruan që ky barbarizëm që po ndodh ndaj simbolit të vetëm ka mbetur është një krim monstruoz.
Sipas tij kjo nuk mund të ndodhte as në kohën e diktaturës.
“I vetmi simbol identiteti dhe trashëgimie që kishte Tirana (Kryeqyteti) ishte Kulla e Sahatit.
Unike në arkitekturë dhe trashëgimi e asaj historie të mbetur!
Kalvari i ndërtimeve dhe kullave në Tiranë është një histori skandalesh e korrupsioni, tragjikisht pranuar nga një shoqëri pa nerv!
Por ky barbarizëm edhe ndaj simbolit të vetëm që ka mbetur është një krim monstruoz!
Nuk do të mund të ndodhte kurrkund kjo barbari!
As nën diktatura!
As nën fondamentalizma!
Përfundimisht janë MONSTRA!”

