Ish-kardinali akuzohet për abuzim seksual ndaj një 14 vjeçari
Ish-kardinali, Theodore McCarrick, akuzohet nga drejtësia amerikane për abuzim seksual me një adoleshent, duke e bërë atë anëtarin e rangut më të lartë të Kishës Katolike Romake që do të ndiqet penalisht në Shtetet e Bashkuara për veprime të lidhura me skandalin e madh pedofilisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
McCarrick është kardinali i parë në Shtetet e Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza kriminale për një krim seksual ndaj një të mituri, tha Mitchell Garabedian, një avokat i njohur i viktimave të abuzimit seksual të kishës, i cili përfaqëson burrin që pretendon se është abuzuar nga Mçarrick.
Ish- kryepeshkopi 91-vjeçar i Uashingtonit përballet me tre akuza për abuzim seksual ndaj një fëmije 14 vjeç, sipas dokumenteve të një gjykate në Masaçusets.
Nëntorin e kaluar, Selia e Shenjtë pranoi se Papa Gjon Pali II kishte injoruar paralajmërimet dhe madje promovoi Theodore McCarrick , pavarësisht akuzave për abuzime seksuale , të cilat më vonë u konfirmuan nga drejtësia.
Prokurorët gjithashtu akuzojnë 91- vjeçarin për përdhunimin e një 16-vjeçari . Viktima pretendon se ish -kardinali e tërhoqi zvarrë në një dhomë dhe i preku organet gjenitale, ndërsa në të njëjtën kohë "lexonte lutje".
Kjo është hera e parë që një çështje është sjellë para drejtësisë penale.
Avokati i viktimës, Mitchell Garabedian , tha se klienti i tij "tregoi guxim" kur bëri denoncimin.
"Ai është kardinali i parë që ndiqet penalisht në Shtetet e Bashkuara për një vepër seksuale ndaj një të mituri," tha ai .
Vitet e fundit, Kisha Katolike Romake është tronditur nga një sërë skandalesh pedofilësh. Në vitin 2018, një hetim nga Zyra e Prokurorit të Pensilvanisë hodhi dritë mbi krimet e kryera nga më shumë se 300 "prift-grabitqarë" kundër të paktën 1.000 fëmijëve. Këto akte u fshehën nga autoritetet kishtare të këtij Shteti.
Nga 1950 në 2016 Kisha Katolike Romake në SHBA mori ankesa nga më shumë se 18,500 viktima me autorë të së paku 6,700 anëtarë të kishës, sipas bishop-açountability.org. Shumë udhëheqës të Kishës u detyruan të japin dorëheqjen kur u zbulua se ata po mbronin priftërinjtë fajtorë për ngacmimin seksual të fëmijëve, siç ishte Bernard Lowe, i cili vdiq në vitin 2017.
Përse këshillohet përsëri mbajtja e maskës?
30 Korrik, 08:59


