Fier/ Zjarr në zonën e Cakranit, digjen qindra rrënjë ullinj, pemë frutore e shkurre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2021, 18:37
Pak minuta më parë një vatër e re zjarri ka rënë në fshatin Vjosë.
Burime për Ora Neës, bëjnë me dije se zjarrfikësit e Patosit, janë në vendngjarje dhe në luftë me flakët pasi temperaturat janë të larta dhe në kodra fryn era, duke vështirësuar dhe ndërhyrjen e tyre.
Mësohet se si pasojë e flakëve, janë shkrumbuar qindra rrënjë ullinj, pemë frutore e shkurre.
