Mungon mbrojtja, në shtator gjyqi për Llallën, Apeli i cakton avokat kryesisht

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oganizuar ka shtyrë për në 9 shtator seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Shkak për shtyrjen për të disatën herë radhazi të seancës u bë mosparaqitja e avokatit të Llallës dhe vetë ish-kryeprokurorit.

Avokati u kishte dërguar togave të zeza një raport mjekësor.

Pas mungesave të përsëritura, GJKKO i caktoi Llallës  avokate kryesisht, Gentiana Qendron.