Arrestimet në Kadastrën e Tiranës, tre në burg, një i pezulluar nga puna

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 4 të arrestuarit në Kadastrën e Tiranës.

Neritan Balbusha, Admir Buri dhe Gazmend Dije do të qëndrojnë në "arrest me burg".

Akuzat që rëndojnë mbi ta

Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Neritan Bablusha, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Ndërkohë për Panol At-Nikolla është  vendosur  “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim. 39-vjeçari,  banues në Tiranë, me detyre punonjes i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .

Operacioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës u ndërmor tre ditë më parë.

Nën hetim janë vendosur dy zyrtarë të tjerë, B.H, 59 vjeç dhe G.B, 58 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit me iniciale “I.A”, për të cilin Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.