Kina burgos miliarderin, disidenti Sun Dawu dënohet me 18 vjet burg për kritikat ndaj qeverisë
Miliarderi kinëz Sun Dawu, I njohur për qendrimet e tij kritike ndaj qeverisë në mbrojtje të të drejtave të njeriut është dënuar me 18 burg. Ai është shpallur fajtor “për provokim të konflikteve” duke marrë edhe një gjobë rreth 480 mijë dollarë amerikanë.
Miliarder i mirënjohur kinez, Sun Dawu, i cili drejton një prej bizneseve më të mëdha private në sektorin e bujqësisë në provincën Hebei, është dënuar me 18 vjet burg. 67-vjeçar, i angazhuar në të shkuarën për të drejtat e njeriut dhe çështje tjera të ndjeshme politike, është shpallur fajtor “për provokim të konflikteve” – një akuzë që përdoret shpesh kundër aktivistëve.
Sun mohoi shumë nga akuzat kundër tij në një seancë para gjyqit, duke e përshkruar veten si një "anëtar i shquar i partisë komuniste". Megjithatë ai thuhet se pranoi se kishte bërë gabime, përfshirë postimin e mesazheve në internet.
"Unë zotohem të marr akuzat mbi veten time, edhe nëse janë të rënda, në këmbim të lirimit të të tjerëve. Ne jemi njerëz të cilët kanë dhënë kontribute për shoqërinë, " ai.
Akuzat tjera kundër tij janë edhe për pushtim të paligjshëm të tokës bujqësore, si dhe për pengim të punëtorëve qeveritarë që të kryejnë punën e tyre.
Ai ka marrë edhe një gjobë rreth 480 mijë dollarë amerikanë, pasi vitin e kaluar, u ndalua bashkë me 20 familjarë dhe bashkëpunëtorë biznesi, për shkak të disa mospajtimeve për një tokë bujqësore të Qeverisë.
Miliarderi Sun Dawu ka qenë një prej personave të paktë që ka akuzuar Qeverinë për fshehje të gripit afrikan, që ka prekur fermat e tij më 2019, dhe më pas ka dëmtuar një pjesë të mirë të industrisë shtetërore. Sun besohet se është i afërt me disa disidentë politikë kinezë dhe ka kritikuar në të kaluarën politikat rurale të Qeverisë.

