Izraeli miraton vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç
Izraeli ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër Covid-19 tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç, të cilët rrezikojnë nga ndërlikime serioze nga sëmundja vdekjeprurëse.
Në një dokument të lëshuar dje, Ministria Izraelite e Shëndetësisë dha dritën jeshile për fondet e sigurimeve shëndetësore për të vaksinuar fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç të cilët “janë në rrezik të konsiderueshëm të sëmundjes serioze ose vdekjes si rezultat i” infeksionit të ri të koronavirusit “.
Sipas mediave të huaja, vaksinën do e marrin fëmijët me sëmundje kronike të mushkërive, çrregullime neuro-zhvillimore , sëmundje të qelizave drapër, dështim të zemrës, hipertension pulmonar dhe mbipesha të rënda mund t’u jepet një dozë prej 0,1 ml të dozës standarde të vaksinës.
Rreth 55% e popullsisë së Izraelit është vaksinuar plotësisht falë një fushate masive të nisur në fund të dhjetorit pas një marrëveshjeje me gjigantin e Pfizer.

