Britania heq karantinën për të vaksinuarit që vijnë nga SHBA dhe BE

Britania e Madhe ka ndryshuar rregullat për të personat e vaksinuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, duke hequr karantinën për personat e vaksinuar.

Qytetarët amerikanë duhet të paraqesin një kartë që e vërteton vaksinimin e plotë, ndërsa ata të BE-së do të përdorin kalimin e gjelbër me dokumentacionin përkatës ku saktësohet autorizimi i vaksinave për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Unioni evropian, me përjashtim të Francën nuk kërkon karantinim për personat e vaksinuar në Britani. Ky ndryshim është pritur pozitivisht, por nuk munguan as zërat kritikë. Britanikët që jetojnë jashtë vendit thanë se po përfiton vetëm një grup i vogël dhe se ata po përjashtohen me pa të drejtë.

Nga ana tjetër kufiri i Shteteve të Bashkuara vijon të jetë i mbyllur për Britaninë e Madhe, duke lejuar të kalojnë vetëm ata persona me shtetësi amerikane.

Aktualisht Britania dhe SHBA kanë ngritur një taskforce për të diskutuar për një korridor udhëtimi, pavarësisht se më herët këtë javë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se do të vijonte të ishte e mbyllur për të gjithë jo-amerikanët.