Kapen 3.4 tonë kokainë në Paraguai të fshehura në depo sheqeri

Policia paraguaiane kapi më shumë se 3.4 tonë kokainë pranë kryeqytetit Asuncion ditën e sotme.
Sipas asaj që ka raportuar Ruters droga ishte fshehur në një depo sheqeri.

Ndërkohë policia, ka bërë me dije se ky është sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Paraguait.

Drejtori i policisë Luis Arias u tha gazetarëve se kokaina u gjet në periferi të Fernando de la Mora, dhe kontrabandistët po përgatiteshin ta shkarkonin atë me një ngarkesë sheqeri, raportoi Reuters.

“Ne po flasim për më shumë se 3.400 kilogramë kokainë. Ky është një aksion i përbashkët i njësisë së narkotikëve dhe zyrës së prokurorit, zgjati gati një muaj,” tha Arias, duke shtuar se nuk dihet se ku do të dërgohej kokaina.