Makina me gjyshen dhe dy fëmijët përpihet nga uji, banorët thyejnë xhamin e i nxjerrin nga mjeti
Një gjyshe që po drejtonte një makinë me dy fëmijë brenda nga kopshti për në shtëpi në 20 korrik u gjend mes rrymës së ujit në një rrugë të përmbytur në Zhengzhou, Kinë.
Dyert e makinës nuk mund të hapeshin dhe automjeti përfundimisht u zhyt në ujërat e rrëmbyer.
Fatmirësisht, një grup banorësh lokalë notuan drejt makinës dhe përdorën një çekiç për të thyer xhamin e dritares së makinës.
Një djalë dhe një vajzë u nxorën nga automjeti dhe u transportuan në vend të sigurt duke përdorur kova.
Gjyshja gjithashtu u shpëtua pa ndonjë dëmtim serioz.
Zyrtarët në Provincën Henan të Kinës thonë se të paktën 69 persona kanë vdekur nga përmbytjet e fundit, megjithëse shumë besojnë se ky numër mund të jetë më i lartë.
Ndërsa, miliona njerëz janë zhvendosur gjithashtu nga fatkeqësia që ka kapluar pjesë të Kinës.
