"One" s'ka valë, banorët e Delvinës hipin në urë, dalin në lagje a dritare për të komunikuar me telefon
Nëse banorët e fshatrave të Delvinës duhet të flasin në telefon atëherë duhet të gjejnë vende të caktuara ku ka valë telefonike, mbi urë, ose jashtë dritareve.
Telefonat qëndrojnë pranë dritareve, në përpjekje për të kapur valë. Të moshuarit thonë se e kanë të pamundur të kontaktojnë me familjarët e tyre. Në raste urgjencash, nuk arrijnë dot të kontaktojnë ambulancën.
“Shumë dobët. Me të keq, fol atje fol aty. Dalim në lagje” thonë banorët.
Mbulimi i dobët i zonës me valë telefonike, ben që jo rrallë herë të futen valët greke.
Banorët thonë se nga operatorët e kompanive të telekomunikacionit nuk marrin asnjë zgjidhje.
“I dërgojmë ndonjë mesazh operatorëve, por është si ajo historia, doktori në Janinë, i sëmuri në Delvinë” thotë një qytetar.
Tarifat gjithashtu duken të papërballueshme, për ata.
“Unë përdor kompaninë One. Kemi problem me komunikimin dhe tarifat sikur I kanë pak të shtrenjta. “
Në jug , qytëtarët nuk marrin shërbimin për të cilin paguajnë tëk kompanitë e shërbimit të telekomunikacionit.

