Shikoni si shembet ura e drunjtë, kamioni bie në lumë, shpëton shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2021, 12:27
Ky është momenti kur një shofer përpiqet të kalojë me kamion mbi një urë druri, mbi lumin e fryrë nga reshjet e mëdha në Rusi.
Video është regjistruar nga një dëshmitar okular në vend, me pamjet që tregojnë se ndërsa kamioni po kalonte, ura u këput dhe ra në ujë. Kur kamioni arriti në mes të urës, struktura filloi të lëkundej dhe u shemb në lumë, duke marrë automjetin me vete.
Fatmirësisht shoferi mbijetoi. Tashmë banorët e zonës nuk kanë asnjë mënyrë për të kaluar lumin dhe do të duhet të ndërtojnë një urë tjetër zëvendësuese.