Kërcënim?! Vuçiç: Nëse një shtet e njeh Kosovën, Serbia do ta fillojë fushatën e çnjohjeve
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, paralajmëruar se nëse ndonjë vend merr vendim për ta njohur pavarësinë e Kosovës, Beogradi do ta fillojë fushatën për tërheqjen e njohjeve.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një interviste për mediat serbe, kur u pyet se si do të reagonte nëse vendet e tjera do njohin Kosovën si shtet i pavarur.
“Nëse dikush merr një vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për tërheqjen e njohjes së tyre”– tha Vuçiç.
Po ashtu ai i është përgjigjur edhe Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan i cili në një deklaratë që bëri para disa ditësh, ku tha se të gjithë së bashku duhet të punojnë për të arritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.
“Ne kemi vendin tonë, interesat tona dhe ne do të veprojmë në përputhje me ato interesa”, theksoi Vuçiç.

