Vijon vaksinimi me njësitë e lëvizshme, sot mbërrijnë 18,720 doza Pfizer
Gjatë muajve korrik dhe gusht do të ketë intensifikim të fushatës së vaksinimit. Nga Shkoza, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa njoftoi ardhjen e 18,720 dozave të vaksinës “Pfizer” tha se gradualisht vaksinimi do të shtrihet nëpërmjet njësive lëvizëse edhe në zonat me territor të vështirë gjeografik.
Fushata e vaksinimit anti-Covid do të shtrihet gradualisht edhe në zonat me territor të vështirë gjeografik.
Nga Shkoza, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sqaroi se ky objektiv do të realizohet përmes njësive lëvizese të vendosura në diospozicion, duke shtuar se kjo është një mundësi mjaft e mirë për t’i dhënë akses çdo qytetari për t’u injektuar me prepararatin anti-Covid afër vendbanimit.
“Ndërkohë që vijojmë dhe presim furnizimin e vazhdueshëm me vaksina, sot vijnë edhe 18,720 doza te vaksinave Pfizer, ndërkohë që përgjatë këtyre muajve, korrik-gusht do të kemi një furnizim të bollshëm në vaksina, rreth 500 mijë doza të vaksinave, të cilat do të mbërrijnë për të siguruar një qëndrueshëmri në programin tonë të vaksinimit”, tha Manastirliu.
Ministrja teksa njoftoi ardhjen e 18,720 dozave të vaksinës Pfizer gjatë kësaj të hëne, sqaroi se gjatë muajve korrik e gusht do të ketë ditë të hapura për të gjithë qytetarët+18 vjeç pa pritur t’u vijë radha sipas fashës.
“Përgjatë gjithë verës ne do të jemi derë më derë, duke vijuar fushatën tonë të vaksinimit edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme. Po shkojnë në zonat e thella të vendit, duke mundësuar që të kemi një rritje të mbulesës vaksinale për grupmoshat e përcaktuara”, tha Manastirliu.
Nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 1,022,802 doza të vaksinës ndaj Covid19.
Prej tyre 434,926 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

