Pretendonte se ishte imun ndaj helmit, burri vritet nga kobra teksa përpiqej ta puthte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 12:46
Eksperti i gjarpërinjve, që pretendonte se ishte imun ndaj helmit, humbi jetën pasi u kafshua nga kobra, teksa përpiqej ta puthte atë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Filipine.
Daily Mail raporton se në momentin e kafshimit, 62-vjeçari ishte duke dhënë shfaqje për kalimtarët, duke pretenduar se e kishte zbutur kobrën dhe se është imun ndaj helmit.

Ndërsa 62-vjeçari po përpiqej të puthte kobrën, ajo iu vërsul, duke e pickuar në gjuhë.
Pasi kafshimit nga kobra, Alvarez ra për toke, duke ulëritur nga dhimbjet e forta, si rrjedhojë 62 vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes.
