Angli/ Kamioni përplaset me makinat, shpërthen në flakë, dyshohet për viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2021, 10:55
Një kamion që transportonte mallra të rënda u përplas me makinat, si rrjedhojë kamioni shpërtheu në flakë.
Ngjarja ka ndodnhur në Angli, në zonën e Durham.
Autoritete dyshojnë për shumë viktima. Sipas Daily Mail, autostrada ku u shënua aksidenti mbeti e bllokuar deri në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Policia ka bërë thirrje për të siguruar materialet nga kamerat e rrugës, për të zbuluar shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi në orën 18:00 të së enjtes pasdite.
