Vritet gazetari, po mbulonte konfliktin midis forcave afgane dhe Talibanevë

Gazetari i agjencisë së lajmeve "Reuters" u vra sot në Afganistan, teksa mbulonte konfliktin midis forcave afgane dhe Talibanevë.

Në momentin fatal  kur gazetari  dhe një oficer i lartë afgan u qëlluan për vdekje, forcat speciale afgane po luftonin për të rimarrë zonën e tregut qendror të Spin Boldak .

"Ne po kërkojmë në mënyrë urgjente më shumë informacion dhe detaje rreth ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet lokale," thanë në një deklaratë presidenti i Reuters Michael Friedenberg dhe Alessandra Galloni, drejtoreshë e agjencisë.

"Dannis ishte një gazetar i shkëlqyer, një burrë dhe baba i përkushtuar dhe një koleg shumë i dashur. Mendimet tona janë me familjen e tij në këtë kohë të tmerrshme," thanë ata.

Sindiki i përkiste grupit të fotoreporterëve të agjencisë të cilët u vlerësuan në vitin 2018 me  çmimin Pulitzer për raportin e tyre fotografik mbi krizën e refugjatëve në Rohingya.