Djegia nga dielli, pacientët duhet të drejtohen te dermatologu për mjekimin e duhur

Me ardhjen e stinës së verës duket se edhe problemet me lëkurën janë të shpeshta. Dermatologia, Monika Fida, në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tregoi patologjitë kryesore që evidentohen në këtë stinë.

"Janë djegiet nga diellit. Janë vërejtur kryesisht në moshat pediatrike. Rekomandohet që fëmijët të jenë të lyer me kremra me faktorë të lartë mbrojtës dhe të mos ekspozohen në diell në orët e drekës. Problematika të tjera janë një grup patologjish që shfaqen më së shumti, dermatitet alergjike që rëndohen gjatë ekspozimit në diell dhe sëmundjet infektive që përkeqësohen dhe përhapen shumë lehtë gjatë diellit dhe gjatë frekuentimit të plazheve dhe pishinave të ndotura me mbipopullim. Po ashtu sëmundjet nikotike që përkeqësohen gjatë kësaj stine".

Për çdo shqetësim, dermatologia rekomandon që qytetarët ti drejtohen pofesionistëve të fushës për të marrë trajtimin e duhur për këto patologji, qofshin këta mjekë dermatologë apo në mungesë të tyre farmacive.

Po kështu ajo këshillon që të frekuentojnë plazhet dhe pishinat që garantojnë kushtet higjienike.

"Nëse kemi një fëmijë me sëmundje të lëkurës nuk duhet të frekuentojmë plazhet dhe pishinat pa marrë vlerësimin e mjekut" shton ajo.