Vrasja e presidentit të Haitit, ekzekutohen 4 persona të dyshuar, 2 të tjerë arrestohen
Katër "mercenarë" të dyshuar për vrasjen e Presidentit Haitian Jovenel Moïse u vranë nga policia të mërkurën në mbrëmje.
Ndërkohë, dy të tjerë u arrestuan në një përleshje të tensionuar me armë në vendin e varfër, thanë zyrtarët lokalë.
Tre oficerë u mbajtën peng dhe u lanë të lirë më pas, sipas shefit të policisë së Haitit, Léon Charles.
"Ne i bllokuam ata gjatë rrugës ndërsa ata u larguan nga vendi i krimit," tha ai.
"Ne jemi duke luftuar me ta, ata do të vriten ose do të kapen." tha Charles në një deklaratë televizive.
Moïse, 53 vjeç, u vra në një sulm me armë në shtëpinë e tij jashtë Port-au-Prince rreth orës 1 të mëngjesit të së Mërkurës.
Vrasësit u përshkruan më herët nga Bocchit Edmond, ambasadori i Haitit në SH.B.A., si komando profesionistë të trajnuar mirë të cilët dyshohet se ishin larguar tashmë nga vendi.
Edmond herët të mërkurën gjithashtu i quajti vrasësit "mercenarë të huaj" të cilët u përpoqën të kalonin veten si agjentë të Administratës së Kundër Drogës nga SHBA.
Pas vrasjes së Moïse, Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph mbylli kufijtë e Haitit dhe miratoi ligjin ushtarak në vendin tashmë të paqëndrueshëm që është rrënuar nga dhuna e bandave, rritja e inflacionit dhe protestat politike.
Zonja e parë Martine Moïse u plagos gjithashtu në sulm. Ajo u dërgua në Miami për mjekim në gjendje kritike, por të qëndrueshme.
