Irak, 14 raketa sulmojnë bazën ushtarake amerikane, dyshohet për 3 të plagosur
Katërmbëdhjetë raketa sulmuan sot në Irak bazën ushtarake amerikane në Ain al-Assad (Iraku perëndimor), tha koloneli Wayne Marotto, zëdhënësi i Koalicionit Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit në Irak.
"Rreth orës 12:30 me orën lokale, baza ajrore Ain al-Assad u sulmua me 14 raketa. Sistemet e mbrojtjes u aktivizuan. Informacioni paraprak flet për tre të plagosur lehtë", shkruan koloneli Maroto.
Rocket attack on Ain al-Assad military base that houses US troops.
— Baxtiyar Goran ☀️ (@BaxtiyarGoran) July 7, 2021
Two soldiers have been wounded, coalition spokesperson confirmed.#Iraq https://t.co/l7tO7M2wvS
Më parë, një zyrtar i lartë ushtarak irakian tha për AFP se shtatë raketa kishin qëlluar bazën.
Ky është sulmi i fundit në një seri sulmesh që tani janë bërë rutinë kundër interesave të SHBA-ve në Irak , raporton BBC.
Gjithsej sulme janë kryer 49 sulme që nga fillimi i vitit kundër interesave amerikane në Irak, ku 2.500 ushtarë amerikanë janë vendosur si pjesë e koalicionit ndërkombëtar anti-terrorist.
