Izraeli regjistron mbi 3 mijë raste aktive me Covid-19, për herë të parë që nga prilli

Ministria Izraelite e Shëndetësisë njoftoi dje të martën, 6 Korrik se në 24 orët e fundit ishin diagnostikuar 502 raste aktive të Covid-19.

Numri i përgjithshëm të infektuarve me koronavirus ka arritur 843.892, ndërsa numri i raste aktive ka shkuar në 3.102, duke arritur nivelin më të lartë që nga 13 prilli.

Numri i qytetarëve izraelitë të vaksinuar kundër Cocid-19 ka tejkaluar 5.67 milionë, ose 60.8% të popullsisë. 

Janë vaksinuar 131,000 adoleshentë të moshës 12-15 vjeç (23,1%) dhe 2,16 milionë qytetarë mbi 50 vjeç (88%).