Vdes në mënyrë tragjike pornostarja ruse, bie nga kati i 22-të
Pornostarja ruse, Kristina Lisina humbi jetën në moshën 29-vjeçare, pasi ra nga kati i 22-të i një ndërtese në Shën Petersburg.
Në dorën e trupit të pajetë të 29-vjeçares u gjet një monedhë misterioze me mbishkrimin: “Gjithmonë në zemrën time“
Raportet kanë thënë se bukuroshja ruse hyri në botën e industrisë së filmave për të rritur, pasi refuzoi një karrierë në bankë.
Sidoqoftë ajo ëndërronte të krijonte një familje, tregojnë miqtë e saj për "The Sun".
"The Sun" citoi gazetën ruse "Moskovskij Komsomolets", duke shkruar se Komiteti Hetimor Rus dhe policia po hetojnë vdekjen e 29 vjeçares.
Mësohet se disa minuta para vdekjes, ajo është parë nga kamerat e sigurisë duke hyrë në ndërtesë duke ngrënë një pako me patetina pak para rënies fatale.
I dashuri i Lisinës, Rustam M ka shkruar në rrjetet sociale, "E dashura ime Kristina Lisina, e njohur gjithashtu si Kris Fox, ka ndërruar jetë".
