Pamje të rënda! 54-vjeçari arratiset nga psikiatria dhe sulmon njerëzit me thikë në rrugë, plagos 4 persona
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Zografou të Greqisë ku një 54 vjeçar, është arratisur nga spitali pediatrik dhe ka nisur të godasë kalimtarët me thikë.
Mediat greke, bëjnë me dije se si pasojë katër persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë mediat greke kanë filmuar edhe një video ku tregon 54-vjeçarin që i afrohet pronarit të një furre buke dhe e godet atë në shpinë. I plagosuri bie përtokë, megjithatë 54-vjeçari nuk frikësohet dhe vazhdon ta sulmojë atë.
Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë edhe miku i pronarit por edhe ky i fundit nuk i ka shpëtuar dot sulmit.
Kur pronari i furrës arrin të ngrihet në këmbë dhe përpiqet të largohet, 54-vjeçari shihet duke ecur i qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Mësohet se mes 4 të plagosurve ka qenë edhe një 17-vjeçar. Mediat greke, raportojnë se ka qenë vetë agresori, i cili ka telefonuar policinë dhe mësohet se i ka thënë “Eja, unë kam goditur njerëzit me thikë dhe do të bëj vetëvrasje” i tha ai policisë, të cilët nxituan duke e arrestuar.