Shtrohet në spital Papa Françesku, i nështrohet operacionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2021, 16:54
Papa Francesko i është nënshtruar një operacioni pasditen e kësaj të diele. Lajmin e bën me dije Vatikani zyrtar. Ai është dërguar në Poliklinikën Gemelli në Romë, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna se si ka vajtur operacioni. Largimi i tij nga selia në Vatikan u shoqërua me lutjet e besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.
Matteo Bruni, Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, konfirmoi se Papa kishte planifikuar që më herët një ndërhyrje në zorrën e trashë.
Një tjetër "buletin mjekësor do të lëshohet në fund të operacionit", shkruan zyra e shtypit.

