I nxehti ekstrem në Kanada, fshati shkrumbohet nga zjarret
Zjarret katastrofike në Kanda, të shkaktuara nga temperaturat e nxehta arritën të zhdukin një fshat të tërë në vend, brenda 24 orëve.
Më konkretisht, brenda 24 orëve u shënuan 62 vatra zjarri, ndërsa para katastrofës temperatura kishte arritur 49.6 gradë, raporton CNN.
Si rezultat i fenomenit ekstrem, një çift i moshuar humbën jetën, ndërsa më shumë se 1.000 banorë u larguan nga zona, duke braktisur shtëpitë e tyre.
"90% e fshatit është shkatërruar", tha deputeti i zonës Brad Vis.
Ministri i Mbrojtjes Civile i Kanadasë, Mike Farngouorth shtoi se shumica e shtëpive, spitalet dhe lokalet në Liton, janë shkatërruar plotësisht.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trinto , njoftoi se një ekip i përgjigjes emergjente do të shkojë në rajon për të ofruar ndihmë, ndërsa Ministri i Mbrojtjes , theksoi se "forcat e armatosura janë të gatshme të ndihmojnë njerëzit për të bërë hapat e ardhshëm".

Një organizatë shoqërore nga New Westminster njoftoi fillimin e një fushate që synon mbledhjen e 200,000 dollarëve, e cila do të mbulojë një pjesë të nevojave bazike të banorëve në Liton.
