Rrëshqitja e baltës në Japoni merr përpara shtëpitë, 19 persona të zhdukur
Të paktën 19 persona janë zhdukur pasi një rrëshqitje e fuqishme e baltës rrëmbeu shtëpitë në qytetin Atami, në perëndim të Tokios.
Zyrtarët e menaxhimit të katastrofave në prefekturën Shizuoka, Japonia qendrore, thonë se rrëshqitja e dheut ndodhi të shtunën në mëngjes në qytet.
Zyrtari i administrimit të katastrofës prefekturore, Takamichi Sugiyama tha se dhjetëra shtëpi mund të jenë varrosur dhe punëtorët e shpëtimit po kërkojnë të paktën 19 persona.
Ai shtoi se numri i të zhdukurve mund të rritet. Sugiyama gjithashtu tha që rrëshqitja e baltës ndodhi në zonën e quajtur Izusan dhe theksoi se disa njerëz në zonë besohet të jenë evakuuar.
Ai tha se kishte rënë shi i fortë në zonë gjatë gjithë mëngjesit. Pamjet televizive treguan një valë balte të zezë që rrëshqiste poshtë malit, duke rrëzuar dhe shkatërruar shtëpi në rrugën e saj ndërsa banorët e pafuqishëm shikonin të tmerruar, disa duke regjistruar në telefonat e tyre.
This is the moment a powerful mudslide swept away rows of houses in the town of Atami, west of Tokyo.
— Sky News (@SkyNews) July 3, 2021
Japanese authorities say at least 19 people are missing.
More on this story here: https://t.co/P4w6Elnt7h pic.twitter.com/nuHS3uxeH7