Krokodili del nga lumi dhe "shëtit" i pa shqetësuar në lagje, panik në fshatin indian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2021, 09:10
Fshatarët në shtetin jugor të Indisë të Karnataka u tmerruan kur gjetën një krokodil gjigand që po shëtiste në rrugë.
Mendohet se ai ka hyrë në fshat nga një lumë aty pranë.
Një video, e cila është bërë virale, mund të shihen banorët vendas që ndjekin krokodilin nga një distancë e sigurt.
Zyrtarët e botës së egër më vonë e shpëtuan kafshën dhe e lëshuan përsëri në lumë.
