Hyn në Guinness, fermeri portorikan 112-vjeçar konfirmohet si njeriu më i moshuar në botë

Një 112-vjeçar në Porto Riko vendos Rekordin Botëror Guinness si njeriu më i moshuar.  Emilio Flores Márquez lindi më 8 gusht 1908, në Carolina dhe për pak kohë do të festojë ditëlindjen e 113-të. Çelësi për një jetë të lumtur është të jetosh me dashuri dhe pa zemërim.

Një fermer portorikan është konfirmuar si njeriu më i moshuar nga Rekordet Botërore të Guinness, vetëm disa nga 113 vjetori i lindjes. Emilio Flores Márquez lindi më 8 gusht 1908, në Carolina, Porto Riko, dhe është plot 112 vjeç dhe 326 ditë. Márquez, i dyti më i madhi nga 11 fëmijët e familjes, ishte përgjegjës për shumë punë shtëpie dhe kujdesej për vëllezërit e motrat më të vegjël.

"Unë isha më i moshuari nga fëmijët, kështu që bëra gjithçka," tha Márquez për Guinness World Records.

"Kam pastruar, jam kujdesur për djemtë, kam bërë gjithçka".

Márquez jetoi I martuar me Andrea Perez për 75 vjet deri sa ajo ndërroi jetë në 2010. Çifti kishte katër fëmijë.

Márquez, i cili ka humbur pjesërisht dëgjimin, ka bërë një ndërhyrje në zemër ku I është implantuar një stimulues kardiak kur ishte 101 vjeç - por ai është ende i fortë dhe me shëndet të mirë, thonë mediat.

I njohur si "Don Millo", çelësi i Márquez për një jetë të lumtur është "të rrethohesh nga dashuria dhe ta jetosh jetën pa zemërim",

"Babai im më rriti me dashuri, duke na dashur të gjithëve," i tha familja Márquez Guinness World Records. "Ai gjithmonë më thoshte mua dhe vëllezërve të mi të bëjmë mirë, të ndajmë gjithçka me të tjerët".

Personi më i vjetër në Tokë është 118-vjeçari Kane Takana, i cili jeton në një shtëpi pleqsh në Fukuoka, Japoni.