Tragjedi në Patra, vëllezërit binjakë gjenden të vdekur brenda banesës, dyshohet për vetëvrasje të dyfishtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2021, 19:52
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, pas orës 17:30 në Patra të Greqisë, ku janë gjendur të vdekur në apartamentin e tyre dy vëllezër binjakë.
Mediet greke raportojnë se bëhet fjalë për dy 45 vjeçarë.
Mësohet se binjakët kanë vdekur para katër ditëve, por trupat u tyre u gjendën sot pasdite nga autoritete greke.

Informacionet e para bëjnë fjalë për vetëvrasje të dyfishtë, ndërsa mediet lokale shkruajnë se mamaja e dy viktimave ndodhet në spital, në gjendje të rëndë./patrastimes.gr
https://www.zougla.gr/greece/article/tragodia-stin-patra-nekra-dio-didima-adelfia-mesa-se-diamerisma