PDK zgjedh kreun e ri, në krye të partisë do të qëndrojë Memli Krasniqi
Memli Krasniqi është zgjedhur këtë të shtunë kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Si kandidaturë e vetme ai mori pothuajse vota unanime në konventën e jashtëzakonshme të mbajtur në Prishtine, përjashto 7 anëtarë kundër.
Krasniqi e merr drejtimin e kësaj force të vjetër politike në një moment delikat.
Kryetari i pare i saj Hashim Thaçi është në Hagë, edhe i dyti gjithashtu Kadri Veseli, po përballet me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa Enver Hoxhaj, kryetari në detyre nuk pranoi rikandidim pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
PDK-ja doli parti e dytë dhe është në opozitë prej 3 vitesh.
Tani ajo ka 19 nga 120 deputetë në parlament, dhe Krasniqi konsiderohet si figurë shprese.
Ai bëri të ditur se do zgjedhë ekipin në PDK brenda korrikut dhe se do të jetë një opozitar kritik.
Krasniqi: "Ne sot jemi opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate. Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë."
Krasniqit në krye të Partisë Demokratike i duhet të përballet me zgjedhjet lokale të 17 tetorit, qe do të jetë dhe testi i parë i tij politik si lider opozite.
Këngëtari i “Hip Hop” pas viteve 90, u fut në politikë në 204, dhe bëri një karrierë intensive, nga 2004 e deri sot. Ai ka kryer shërbime pranë qeverisë së Hashim Thacit, ka qenë deputet në parlament në çdo zgjedhje qe ka garuar nga 2007 e deri tani , kryetari i të rinjve në PDK, nënkryetar i kësaj partie, e sot 41 vjeç është lider i saj.
