Miqësoret para Kupave të Europës, fiton Teuta, barazon Partizani

Skuadrat shqiptare që presin të luajnë ditët e ardshme në raundet paraeliminatore të Kupave të Europës kanë nisur prej kohësh përgatitjet dhe krahas merkatos vijojnë edhe të luajnë në teste miqësore për t’u kolauduar.

 

Partizani zbriti sot në fushë për të luajtur ndaj ekipit shqiptar që militon në kampionatin maqedonas, Struga trim %lum. 1-1 ishte rezultati final i ndeshjes ku golin për të kuqtë e shënoi Cardozo.

Më shumë se rezultati kjo ndeshje ndihmon trajnerin Daja të përgatisë sa më mirë ekipin për raundin e parë eliminator të Conference League ndaj moldavëve të Sfintul.

Poll

Ndërkohë kampionët e Shqipërisë, Teuta luajtën një test miqësor ndaj ekipit të Sileks, po nga Maqedonia e Veriut, të cilën e fituan me rezultatin minimal 1-0.

Emiliano Vila ishte autori i golit të ndeshjes së luajtur në Ohër kur kujtojmë që ekipi durrsak do të jetë në raundin e parë të Ligës së Kampioneve.

Miqësoret para Kupave të Europës, fiton Teuta, barazon Partizani