“Kampionati evropian”/ Elmasllari: Gjermania të mbledhë forcat

E ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, Adiona Elmasllari, është shprehur se shpresonte që Gjermania, të shënonte një gol për të qenë pjesë e evropianit.

"Nuk do të doja ta besoja që fati i Gjermanisë është deri te 1/16 po me thënë të drejtën fati i Gjermanisë duket sikur ka rënë pak duke parë dhe ndeshjen e djeshme.

Shpresoja që të shënonte një gol për të qenë pjesë e evropianit, por megjithatë shpresoj që të japë më të mirën, të mbledh ato forca sepse ka lojtar me shumë emër nuk do doja një zhgënjim sepse tifozë ka plotë."